EMRAT/ Qëlloi mbi dy vëllezërit: Janë pjesë e mafias shqiptar

0
Accused murderer 'acted in self-defence' | The Standard | Warrnambool, VIC

Një ngjarje e rëndë tronditi Melburnin në Australi në tetor të vitit 2017. Një burrë qëlloi mbi dy vëllezër shqiptarë, duke vrarë njërin prej tyre.

Ahmad El-Chakik ka dalë përpara gjykatës, ku deklaroi se kishte reaguar në vetëmbrojtje.

Edmond Shabani vdiq nga plagët, kurse vëllai i tij Elvis Shabani i mbijetoi sulmit, që është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Pasi kreu krimin, El-Chakik u dorëzua në polici, ku tha se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Por prokuroria thotë se ka dyshime, pasi mes tyre ka pasur një sherr verbal përpara se të kriste arma.

Avokati i El-Chakik tha se klienti i tij u sulmua në makinën e tij nga vëllezërit shqiptarë, që kanë një historik dhune.

“Ata kontrollojnë rrethinat perëndimore. Ata janë mafia shqiptare,” tha ai.

Sipas tij, klienti nuk e dinte se çfarë ishin në gjendje që të bënin shqiptarët, kështu që rrëmbeu armën.

Gjyqi vazhdon.

Artikulli i mëparshëmLeonardo Di Caprio: Lajm i mirë, Vjosa do të kthehet në Park Kombëtar
Artikulli i radhësEMRI/ Sekuestrohet tritol, kallashnikov dhe municion, arrestohet 33 vjeçari në Durrës