Një gazetare që thotë se ka qenë shoqe e ngushtë gjimnazi e Ivanka Trump, ka bërë një shkrim, ku tregon disa sekrete të sikletshme të vajzës së presidentit amerikan.
Lysandra Ohrstrom, 38 vjeç, që punon si gazetare, shprehet se ka qenë shoqe me Ivankan dhe ka marrë pjesë edhe në dasmën e saj, si shoqëruese nderi.
Por pas dasmës shoqëria e tyre u prish, pasi Orhstrom thotë se Ivanka nuk u interesua për punën e saj të re, çka 38-vjeçaren e lëndoi.
“Lys, nuk kam nge të merrem me punën tënde”, i ka thënë Ivanka shoqes së saj, sipas vetë Ohrstrom.
Kjo e fundit ka rrëfyer disa gjëra jo të këndshme për ish-shoqen e saj, nga periudha e gjimnazit.
“Ajo ishte simpatike, por e fiksuar pas parave që daoleshente dhe përpiqej t’i fshihte ato.
Kur unë i rekomandova një libër për të varfërit, ajo mu drejtua e revoltuar se nuk kishte pse të lexonte libra për ta”, thotë Lysandra Ohrstrom.
“Njëherë e revoltuar më tha se si një mësuese mund të përballonte që të kishte në zotërim një BMË, ndërsa një officer policie të kishte një shtëpi të mirë”, vijon Lysandra Ohrstrom.
Sipas kësaj të fundit, ajo nxiste shoqet e saj të kishin një sjellje të keqe.
“Na nxiti që të nxirrnim gjokset në dritare, një ‘lojë’ e famshme kjo atëhere.
Por kur na morën në pyetje mësuesët, ajo nuk mbajti përgjegjësi dhe u pezulluam ne nga shkolla”, tregon Lysandra Ohrstrom.
Kjo e fundit pretendon se është takuar edhe më Donald Trump.
“Kur ishim në një takim, ai më pyeti nëse Ivanka ishte vajza më e bukur e shkollës.
Kur unë i thashë jo, ai mbeti i shtangur.
Ndërsa njëherë tjetër, ndërsa po hanim, më rrëmbeu një gjysëm sanduiçi.
Kur Ivanka e kritikoi, ai i tha se në fakt unë duhej ta falenderoja, pasi më bënte dëm të haja shumë, se do shtoja në peshë”, thotë Lysandra Ohrstrom.
Lysandra gjithashtu tha që Ivanka i tha asaj se ‘urrente’ një gjerdan që mbante me emrin e saj në arabisht dhe një herë i tha asaj:
“Si mund të ndihet i dashuri im hebre (Jared, me të cilin më pas u martua) kur jam duke bërë seks dhe gjerdani e godet në fytyrë?
Si mund ta mbaj këtë gjë? Thjesht do bërtastë, “terrorist””, tregon shoqja e Ivankës.