Me anë të një postimi në rrjetin social, djali i kryeministrit, Edi Rama, ka njoftuar se ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit.
Greg Rama bën të ditur se ka fituar betejën me koronavirusin. Ai ka shprehur falenderimin për mjekët e Sanatoriumit. Greg shkruan po ashtu se pas analizave dhe trajtimit në spital e shtëpi ndjehet shumë mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
“Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!
Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.
U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!
Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”, shkruan Greg Rama.