Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e akuzave ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.
Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se propozimi që seanca të nisë vitin e ardhshëm në qershor është absurd.
Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë në vitin 2022.