Konspiracionisti i njohur Alfred Cako shprehet kundër mbajtjes së maskës. Ai tha se Covid-19 është një grip normal.
“Ky nuk është gjë tjetër veçse një grip normal, ku tek disa persona kalon më lehtë se tek disa të tjerë, por nëqoftëse njerëzit tregohen të kujdesshëm dhe rrisin imunitetit e tyre me të gjitha mënyrat dhe vitaminat.
Nëpërmjet matjes së temperaturës në mënyrë elekronike ata vrasin syrin e tretë që ka njeriu, nëpërmjet kësaj matjeje ata mbledhin të gjithë informacionin e jetës sonë që ne shikojmë dhe dëgjojmë.
Këtë komunikim që ne mbajmë me krijuesin, që pas vdekjes shkon në formë frekuence, këta duan ta asgjësojnë, që Zoti të mos marrë asnjë informacion nga shpirtrat e tij se çfarë ndodh në tokë.
Maska është simbol i skllavërisë që nuk të mbron, është edhe si një dënim që ti do ta heqësh maskës në momentin që do të vaksionohesh, ku nëpërmjet vaksinimit synojnë të ndryshojnë AND-në e njeriut .
Më habit si mund të jenë kaq injorantë njerëzit që rendin në spitale për të futur atë shkopin në hundë dhe kush të mburret i pari që mua më zuri korona”, tha Cako për Fjala.
I pyetur se cili ishte reagimi i qeverisë kur kërkoi të futet në spitalet Covid , ai tha:
“Unë si një kundërshtar i të gjitha atyre që thotë qeveria, të na lejojë ne si lëvizje antivaksinë që të futemi në këto ambiente dhe ia bëjë prap sfidë, sepse thanë njëhërë që skam guxim të shkoj. Dua që të shkoj dhe të hyj edhe pa maskë në të gjitha pavionet dhe të verifikojmë çfarë ndodh aty brenda, meqënëse prokurorët nuk shkojnë të hetojnë.”