Leonardo Di Caprio: Lajm i mirë, Vjosa do të kthehet në Park Kombëtar

0
Image

Aktori dhe ambientalisti Leonardo Di Caprio, shkruan herë pas here në Instagram për mbrojtjen e pasurive natyrore të shumë vendeve që janë në rrezik apo duhet të ruhen me kujdes.

Ai ka folur dhe për lajmin e mirë të refuzimit të projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës së Vjosës në park kombëtar.

“Teksa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnje – Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e “Zemrës Blu” të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm prej hidrocentraleve të vogla, ka të reja premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.”

Ndër të tjera ai vazhdon se:

“Në 25 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se projekti i digës së Kalivaçit ishte refuzuar dhe se zona do të bëhej një park kombëtar. Parku kombëtar i Lumit të Egër Vjosa, do të ishte vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra mijëra specie si ngjala europiane e rrezikuar globalisht dhe insektin Vjosa, i zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës, ndërkohë që parku mund të bëhej model për strategjinë e biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnje – Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të “Zemrës Blu” të Ballkanit.”

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Nuk i rriti rrogën, punonjësi i dehur shkatërron ‘Range Roverin’ e pronarit
Artikulli i radhësEMRAT/ Qëlloi mbi dy vëllezërit: Janë pjesë e mafias shqiptar