Rama inspekton spitalin e ri të fëmijëve në Durrës: Urdhëro, le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerr fjalë të keqe

0
Screenshot 1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin e ri të fëmijëve në Durrës.

Rama me anë të postimit në FB nuk ak kursyer thumbimet ndaj opozitës duke shkruar se me pamjet nga spitali le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin fjalë të keqe.

Po ashtu ai shton se është krenar që qeveria po ndërton spitale që para 7 vitesh as më optimisti nuk i imagjinonte teksa premton se do të vijojë pa pushim.

STATUSI NGA EDI RAMA

🏥Durrës – Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë, për #ShëndetësinëqëDuam😍

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Artikulli i mëparshëmMasat e reja ndaj COVID-19, Kuvendi anulon seancën, Ruçi i drejtohet Komitetit Teknik dhe Manastirliut për interpretim lidhur me vazhdimësinë
Artikulli i radhës“Holanda ka ngritur dyshime serioze”! “VOA” zbardh detaje nga mbledhja e ministrave të BE: S’ka konsensus për Tiranën dhe Shkupin