Këngëtarja e njohur Rita Ora ka arritur të krijojë një pasuri prej 20 milion paundësh.
Që kur doli në skenë për herë të parë me hitin “RIP”, nuk i është ndarë skenës duke fituar shuma marramendëse për daljet e saj.
Ajo ka publikuar dy albume dhe ka arritur që të lidhë kontrata me firma të ndryshme për reklama.
Rita Ora ka qenë imazhi i një sërë markave gjermane si Escada, Thomas Sabo dhe Deichmann. Kohët e fundit Rita ka nënshkruar së fundmi dhe një kontratë me JD Sports për të zhvilluar fushatën për Krishtlindje.
Ajo ka marrë pjesë edhe në filma, ku për rolin e saj si Mia në “Fifty Shades of Grey”, u pagua 750,000 dollarë, ndërsa ka fituar edhe 1.5 milion dollarë duke qenë pjesë e jurisë së X Factor.