Basha: Ekonomia në rrënim, Shqipëria vendi i 4-të në Europë për rritjen e çmimeve në Tetor

0

Shqipëria është në vend të katërt në Europë, për rritjen e çmimeve gjatë muajit tetor.

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka denoncuar me fakte këtë gjë.

Sipas Bashës, Edi Rama e ka rrënuar ekonominë gjatë këtyre 7 viteve dhe një qeveri e re me shpresë të re do të vijë në Shqipëri.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

Image
Artikulli i mëparshëmKundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve
Artikulli i radhësKushtetuesja/ Yuri Kim: Falënderoj KED për përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar