Gjykata antikorrupsion e SPAK sot ka dhënë një vendim që ka habitur shumë njerëz.
Në gjyq ishte një qytetar që kishte tentuar të korruptonte një polic me 10 mijë lekë.
Disa muaj hetime dhe seanca dhe vendimi ishte 120 orë punë të detyrueshme.
Pikërisht për këtë gazetari i aktualitetit, Arsen Rusta ironizon punën e SPAK. Ai thotë se janë shpenzuar 3.5 milionë lekë të vjetra për një ryshfet 10 mijë lekësh (të vjetër).
Reagimi i plotë i gazetarit Arsen Rusta:
SPAK dhe PUBLIKU
pa rrip sigurimi!
Drejtësia shpesh herë është relative, por sduhet kurrë jo Proporcionale.
I dënuari i parë nga gjykata e posaçme (gjykata e ngritur për peshqit e mëdhenj) është qytetari V.M për rrip sigurimi!
Po po, që nga korriku deri më 18 nëntor 2020 (hetime, dokumenta, seanca, dosje, avokat, gjykim)
Kosto e të gjithave minimumi 350.000 lekë.
Paguhet gjyqtar, prokuror sekretare, gjyqësore, punonjës salle, energji elektrike, printim e shkrim dokumentash, avokat.
E gjitha kjo shumë paguar nga buxheti i shtetit.
Për çfarë? 1000 lekë korrupsion.
Lepuri fle në parlament.
Nëse i pyet prokurorët e spak e gjyqtarët e posaçëm: të përgjigjen duhet ndryshuar kodi penal që politika na e bëri me hile.
Ndoshta sa sështë vonë, duhet që spak të mos mbytet qëllimisht me këto referime.
Këto mund ti bëj shumë mirë prokuroria e rrethit.
Publiku sot është i habitur nga Spak e Gjkko.
Kështu bëhet edhe mosbesues
E nëse drejtësinë se beson publiku, çrëndësi ka se quhet Spak apo Aspak.