Kushtetuesja/ Yuri Kim: Falënderoj KED për përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar

0
Remarks by Ambassador Yuri Kim At Her Welcome Reception | U.S. Embassy in  Albania

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka bërë thirrje përsëri Presidencës, Parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë me urgjencë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thekson se vetëm 6 javë kanë mbetur deri në fund të vitit, dhe se Kushtetuesja lë të kuptohet se duhet të ngrihet brenda 2020-tës.

‘Është mirë të shoh progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

6 javë të mbetura, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.

Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin e Shqipërisë për drejtësi!’, shkruan Kim në postimin e saj.

Image

Kim risjell në vëmendje një postim të saj me 19 Tetor, pasi Presidenca dhe Parlamenti publikuan listat e tyre përkatëse të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli i mëparshëmBasha: Ekonomia në rrënim, Shqipëria vendi i 4-të në Europë për rritjen e çmimeve në Tetor
Artikulli i radhësLajmi i mirë/ Vaksina e Oksford kundër Covid është 99% efektive