Basha takon Di Maio-n: I kërkova që Italia të na sigurojë vaksinën ndaj COVID-19 për Shqipërinë, u zotua se do na ndihmojë

0
Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë zotimin e ministrit të jashtëm italian Luigi Di Maio që vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19.

Basha theksoi se këtë ja kërkoi në takimin e sotëm dhe Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.

Më tej lideri opozitar theksoi se masat e marra në Shqipëri janë të pamjaftueshme që të sigurohet një sasi më e gjerë dhe më shpejt e vaksinës.https://www.youtube.com/embed/sWgPT8rqDqo

LULZIM BASHA: Sapo kam pasur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me ministrin e jashtëm italian, zotin Di Maio. E falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që Italia na ka dhënë edhe pse vetë, në kushte shumë të vështira.

E falënderova në veçanti sa i përket sigurimit të vaksinës COVID-19. I shpjegova se në fazën aktuale, masat e marra janë krejtësisht të pamjaftueshme që shqiptarët të përfitojnë nga zhvillimi dhe hedhja në treg e vaksinës. Dhe duke referuar realitetit historik të Italisë në ndihmë të Shqipërisë, në veçanti në këto 30 vite, i kërkova që të bëjë gjithçka që Italia fqinje dhe mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësor dhe më pas sa të jetë e mundur dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë, akses në vaksinat e reja anti-COVID të cilat po zhvillohen, po prodhohen dhe shpresoj do të jenë të gatshme për t’u administruar në muajt në vijim.

Dua të ndaj me të gjithë qytetarët shqiptarë me kënaqësi të madhe, zotimin e ministrit Di Maio edhe në emër të qeverisë italiane për të ndihmuar në këtë drejtim, një zotim konkret që fillon me angazhimin për të ndihmuar personelin shëndetësor shqiptar me vaksinën anti-COVID sapo kjo të jetë e disponueshme në sasi për Republikën e Italisë.

Dua të ndalem një moment këtu, sepse duke qenë një ngërç i jashtëzakonshëm dhe kemi folur pak për këtë edhe në ato konferenca që kemi pasur bashkë. Ju e dini që qeveria shqiptare ka bërë rezervime me kovaksin prej 1.4 milion euro.

Kovaksi është një instrument i OBSH-së i cili zakonisht përdoret nga vendet në zhvillim. Rezervimimi financiar është i pamjaftueshëm për më shumë sesa 20% të popullsisë. Edhe vetë rregullat janë të tilla. Dhe në një kohë kur të gjitha vendet e zhvilluara konkurrojnë për të marrë më parë në zotërim sasi të mëdha të vaksinës, vendet e vogla dhe me mundësi më të pakta financiare do të mbeten në fund të radhës.

Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë dhe një nga mënyrat është për t’ju drejtuar një miku të madh, të veçantë, me akses të fuqishëm siç është Italia dhe për t’i kërkuar të mos harrojë motrën e vogël, mos ta harrojë Shqipërinë e të bëjë gjithçka në këtë drejtim. Prandaj, një pjesë të mirë të diskutimit sot me shembuj konkret edhe për përmasat e krizës së COVID-it në Shqipëri, me ministrin Di Maio e kam rezervuar për këtë çështje.

Dhe një herë dua ta falënderoj edhe publikisht angazhimin e tij, sigurisht edhe në emër të qeverisë dhe autoriteteve italiane.

E dyta që diskutuam, ka të bëjë me integrimin europian të vendit. Për herë të 7 herë në 7 vite, Shqipëria rrezikon një ‘jo’ tjetër apo një shtyrje, sepse detyrat e vendosura nga Këshilli Europian nuk janë realizuar. Vendi akoma nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk ka një Gjykatë të Lartë funksionale, një institucion i rëndësishëm për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë që është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Marrjen e tyre në formë grantesh të cilat Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë për shkak se 7 vite me radhë dhe në veçanti edhe kësaj radhe, për interesa të ngushta politike, Edi Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë.

Dhe së treti sa i përket bashkëpunimit dy palësh e sigurova minisitrin Di Maio se vizioni i Partisë Demokratike dhe një qeverie e drejtuar nga Partia Demokratike është ai i një forcimi të një marrëdhënie dypalëshe të cilat kanë vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe nga shterimi i të gjithë energjive për të rendur pas problemeve të shtuara në veçanti sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Edhe këtu lufta kundër trafiqeve të paligjshme, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të eci krah për krah me një program të fuqishëm bilateral të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare me Italinë fqinje ku kemi avantazhe të jashtëzakonshme sepse e dimë që një përqindje e madhe e prodhimit të brendshëm italian vjen nga ndërmarrjet shqiptare, nga sipërmarrësit shqiptarë, që me qeverinë e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit do të kenë jo thjeshtë një avokat, por dhe një platformë për të avancuar interesat e tyre ekonomike në Itali dhe për të shtrirë investimet e tyre dhe përvojën e tyre edhe në një Shqipëri të hapur dhe të gatshme për të bërë biznes, për të bërë punë, me rregullat e konkurrencës të ndershmërisë, me luftë ndaj monopoleve dhe me mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim për të gjithë.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi/ Italia nuk gjen qetësi, mbi 37 mijë raste të reja dhe 699 viktima në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësShuhet nga Covid 19 shefi i Anti-Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë (Emri)