Në orën 21:00, Atletico Madrid i “Cholo” Simeone pret në “Wanda Metropolitano” Barcelonën e Ronald Koeman, në kuadër të javës së 10-të në La Liga. Pritet të jetë një duel mjaft interesant, duke pasur parasysh rivalitetin që kanë skuadrat midis tyre.
Atletico ka bërë një nisje të mirë të kampionatit, ku në 7-të ndeshje të luajtura ( madrilenët janë me 2 ndeshje më pak në La Liga) nuk ka humbur asnjë prej tyre, duke arritur të grumbullojë 17 pikë nga 21, këto falë 5 fitoreve dhe 2 barazimeve.
Ndeshja e tij e fundit në kampionat ishte të shtunën e kaluar, 7 nëntor, ku arritën të fitonin në shtëpi me rezultatin 4-0 kundër Cádiz , në këtë takim Joao Felix shënoi dy herë, Marcos Llorente dhe Luis Suarez.
Nga ana tjetër Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin, sepse pas 7 javësh numëron vetëm 11 pikë dhe hera e fundit që ka qenë në këto pozita, ishte në sezonin 2002-2003, të cilin e mbylli në vendin e 6. Në ndeshjen e fundit në kampionat të shtunën e kaluar 7 nëntor, katalanasit arritën të fitonin 5-2 në shtëpi ndaj Betis.
Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë me mungesa mjaft të rëndësishme. Atletico nuk do të jetë në gjendje të llogarisin shërbimet e sulmuesit të tyre, Luis Suarez , i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Tek Barça, do të mungojë, Sergio Busquets, për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen midis Spanjës dhe Zvicrës në Ligën e Kombeve. Gjithashtu për bluagranët do të mungojë edhe Ansu Fati, i cili iu nënshtrua një operacioni dhe thuhet se do të jetë jashtë fushave për 4 muaj.
Formacionet e mundshme: