Zidane i shqetësuar për shëndetin e futbollistëve

0
Zidane i shqetësuar për shëndetin e futbollistëve

Në prag të transfertës ndaj Villarealit. Zinedine Zidane ka dalë në konferencën për shtyp ku është ankuar jo pak për kalendarin e ngjeshur dhe ka shprehur shqetësim për ndikimin negativ në shëndetin e futbollistëve.

“Nuk dua të hyj fare në debatin për grumbullimet me kombëtaret, por mendoj se kalendari është shumë i ngjeshur dhe intensive. Nuk ndalojmë kurrë dhe nuk mendoj vetëm për skuadrën time, por kam ndarë të njëjtin shqetësim edhe me disa kolegë, pasi kemi provuar të bëjmë diçka. Duhet të mendojmë për shëndetin e futbollistëve, pasi ky intensitet nuk u bën aspak mirë”, tha trajneri francez.

Nesër në mbrëmje “Los Blancos” i pret një transfertë mjaft e vështirë dhe paralelisht me lajmin për rikuperimin nga Covid-19 të tre futbollistëve, Zidane është njoftuar edhe për dëmtimin e dy mbrojtësve të skuadrës, ashtu si edhe infektimin e sulmuesit serb Jovic.

“Më në fund sot patëm mundësi të punojmë të gjithë bashkë, por Varane u stërvit u veçuar, ndërsa Ramos ka një dëmtim që do ta mbajë disa ditë jashtë fushave. Sigurisht që ai do të shkojë sa herë të dojë me kombëtaren spanjolle, por mund të them se impenjimi i madh po na kushton. Jemi në situatë të vështirë dhe të mendosh që vetëm tre ditë pas sfidës së nesërme, na pret një impenjim tjetër i madh, ai ndaj Interit në Champions. Po i sforcojmë futbollistët në maksimum me stërvitje, udhëtime të shpeshta dhe ndeshje”, u shpreh Zidane.

Artikulli i mëparshëmKtheu lokalin në bazë ku shpërndahej droga, arrestohet pronari me kamarierin dhe 4 klientë në Tiranë
Artikulli i radhësLa Liga/ Atletico pret Barcelonën, ja formacionet e mundshme