Aplikacioni që mund të përkthejë mjaullimat e maceve

0
Aplikacioni që mund të përkthejë mjaullimat e maceve

Krijuesi i këtij aplikacioni është një ish-inxhinier për altoparlantin inteligjent Alexa të Amazon. Funksioni i tij: të përkthejë mjaullimin e mace tuaj.

“MeowTalk” është një aplikacion që regjistron zërin dhe më pas përpiqet të identifikojë se çfarë do të thotë macja.

Pronari i maceve, gjithashtu ndihmon në shënjimin e përkthimit, duke krijuar një bazë të dhënash për ta mësuar softuerin e inteligjencës artificiale.

Deri tani ka vetëm 13 fraza në fjalorin e aplikacionit, duke përfshirë: “Më ushqe!”, “Jam i zemëruar!” dhe “më lër të qetë!

Por hulumtimet sugjerojnë që, ndryshe nga shërbëtorët e tyre njerëzorë, macet nuk ndajnë një gjuhë të përbashkët .

“Meow” e çdo mace është unike dhe i përshtatet pronarit të saj . 

Pra, në vend të një baze të dhënash të përgjithshme për tingujt e maceve, përkthimi i aplikacionit është i ndryshëm për secilin profil.

Duke regjistruar dhe etiketuar tinguj, softueri i inteligjencës artificiale dhe i të mësuarit të makinës mund të kuptojë më mirë zërin e secilës mace – sa më shumë që përdoret, aq më e saktë bëhet.

“Qëllimi përfundimtar është të zhvillojmë një jakë inteligjente”, tha Javier Sánchez, menaxheri i programit teknik i grupit në zhvilluesin e aplikacioneve Akvelon.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Hoteli i parë në botë, ku çdo gjë është prej ari
Artikulli i radhësVIDEO/ Kush është miu njeri që po çmend njujorkezët?