112 metra i gjatë, i projektuar nga ‘Architecture and Design Holland Sinot Yacht,’ xhevahiri i deteve lëviz falë ujit.
Jahti, i cili është unik, mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, të depozituar në dy rezervuarë të mbyllur prej 28 tonë secila.
Sipas krijuesve të tij, ai është në gjendje të arrijë 17 nyje shpejtësie.
Ka pesë kuverta që ofrojnë hapësirë për 14 mysafirë dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë.
Duket sikur Bill Gates tashmë ka marrë në duar ‘xhevahirin’ e parë të deteve.
Kostoja?! 600 milion euro!