Kura që shëroi Donald Trump nga Covid – 19, autorizohet për përdorim në SHBA

0
Kura që shëroi Donald Trump nga Covid - 19, autorizohet për përdorim në SHBA

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka miratuar të shtunën një autorizim emergjent për përdorimin e koktejit të antitrupave të Regeneron si trajtim për pacientët e infektuar me COVID-19.

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump e kishte morrë terapinë e quajtur REGEN-COV2, kur u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

Trajtimi duhet të futet në qarkullimin e gjakut dhe ka për qëllim të imitojë një përgjigje imune ndaj infeksionit. Kokteji uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, “duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë”

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.

Artikulli i mëparshëmIu vendos eksploziv në makinë, zbardhet dëshmia e vlonjatit, si e zbuloi në mesnatë…
Artikulli i radhësGjyqi historik/ Sarkozy në bankën e të akuzuarve, nga telefonat në emër anonim, te ryshfetet nga Gaddafi, ja akuzat që rëndojnë mbi të