Mesazhi i Metës: Sfida më e madhe, dëshmimi i patriotizmit. T’ju rikthejmë shpresën shqiptarëve

0
126033345 3547037405342507 7157199022285733224 O

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se kjo ishte ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas tij, sfida më e madhe që ka sot Shqipëria, është që të dëshmohet patriotizmi i vërtetë dhe respektimi i të parëve tanë.

“Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.
Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.
T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.
Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Artikulli i mëparshëmNjë “killer” përpara portës, Haaland nuk “ngopet” duke shënuar gola
Artikulli i radhësHumbi 2 vëllezër nga Covidi, pedagogu i drejtohet Ramës: Kjo jo krizë e mjekëve, por e juaja si menaxher