Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha mesazh ngushëllimi: Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zv.kryeministër do mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

0
Basha Lulzim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur me një mesazh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish-zëvendës kryeministër dhe ish-deputet në vitet e para të demokracisë. Basha shkruan se Kopliku ishte politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe se angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.

Whatsapp Image 2020 11 22 At 12.24.49

Kopliku u nda nga jeta dje në moshën 77-vjeçari pasi ishte prekur nga virusi Sars-COV2 dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.

Ai ka qenë një figurë historike e PD, pasi ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga PD pas vitit 1992.
Po ashtu ai është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Artikulli i mëparshëmTrump merr një goditje e rëndë, Gjykata në Pensilvani vendos kundër tij
Artikulli i radhësNjë “killer” përpara portës, Haaland nuk “ngopet” duke shënuar gola