OBSH ngre alarmin: Rrezikohemi nga një valë e tjetër e koronavirusit vitin e ardhshëm

0

Europa do të përballet me një valë të tretë të koronavirusit në pranverën e vitit 2021. Kështu parashikon David Nabarro, i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19.

Nabarro deklaroi se kjo do të ndodhë nëse qeveritë i përsërisin masat, që sipas tij, ishin dështim për parandalimin e valës së dytë të infeksioneve.

“Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.

Në Europë nivelet infeksioneve që tani po rriten përsëri. Gjermania dhe Franca raportuan të shtunën 30 mijë raste së bashku, Zvicra dhe Austria po raportojnë mijëra raste çdo ditë, derisa Turqia regjistroi një rekord prej 5,532 rasteve të reja.

Artikulli i mëparshëmLumi Osum merr ngjyrë tjetër/ Dyshohet se…(VIDEO)
Artikulli i radhësFamilja shkodrane mbjell kanabis në Tropojë. Policia zhvillon operacionin “Lekbibaj” dhe arreston…