Eshtë arrestuar në Bulqizë një 23 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu janë zbuluar dhe dokumentuar edhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.
Ja njoftimi i policisë:
Bulqizë
Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare.
Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.