Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen se kanë shpërndarë lëndë narkotike në rrugët e kryeqytetit. Të arrestuarit janë S.G 21 vjeç, i cili pas një kontrolli në rrugën “Arben Broci” i janë gjetur një sasi lëndësh narkotike. Gjithashtu dhe një person me iniciale D.Gj. 25 vjeç tjetër është arrestuar në flagrancë në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ku pas kontrollit të kryer janë gjetur disa doza të lëndës narkotike kokainë. Policia bën të ditur se materialet e sekuestruara ia ka kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i tyre.
S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
•D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.