Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe pse ai vet ka aprovuar vaksinën ruse anti-covid-19 në muajin shtator, ende nuk është vaksinuar, por sipas tij vajza e tij e ka bërë vaksinën. Ndërkohë, Kremlini tha se lideri rus nuk mund të marrë një vaksinë që nuk ka përfunduar ende fazën përfundimtare të provave, edhe pse e kanë marrë disa punonjës rusë të kujdesit shëndetësor, mësues dhe disa zyrtarë të nivelit të lartë jashtë provave klinike.
Më konkretisht zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se:
“Presidenti nuk mund të përdorë një vaksinë të pa çertifikuar”
Peskov nuk shpjegoi ndryshimin midis vaksinës që është “çertifikuar” dhe “aprovuar”, por tha se “Vaksinimi masiv nuk ka filluar ende dhe natyrisht, kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Eshtë e pamundur”. Gjithashtu, shtoi se provat duhet të përfundojnë së shpejti dhe se presidenti rus, do të informojë njerëzit mbi vendimin nëse do të marrë vaksinën dhe nëse e konsideron të nevojshme.