Erion Dasho nxjerr prapaskenat e forta brenda spitaleve: Ka mjekë matrapazë që e kanë marrë remdesivirin dhe e kanë shitur…

0
Erion Dasho nxjerr prapaskenat e forta brenda spitaleve: Ka mjekë

Mjeku Erion Dasho u shpreh se ka edhe mjekë matrapazë që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro.

“Mjekët janë heronj, por ka edhe matrapazë, se nga këta mjekë ka nga ata që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Ka matrapazë që e kanë marrë remdesivirin nga spitali dhe e kanë shitur.

Ka nga ata që i kanë dërguar në klinika private dhe testin me 5 euro ua kanë shitur pacientëve me 100 euro.

Kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i Bashës dhe sipas llogarive të mia, ka pasur afërsisht te 40 vdekje në 5 ditë, ndërsa tani ka shkuar në mbi 70 vdekje në 5 ditë. Pra, janë dyfishuar vdekjet e raportuara. Pas denoncimit, po raportohet numri i dyfishuar i vdekjeve”, tha ai për Ora News.

Artikulli i mëparshëmE rëndë! Ndërron jetë nga mbidoza grimierja e njohur shqiptare, familja e saj bën njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e ngjarjes tragjike
Artikulli i radhësKeni simptomat e COVID? Epidemiologu i njohur tregon çfarë dite duhet bërë tamponi për të dhënë rezultatin e saktë