Nga 1 dhjetori do të nisë mbyllja e shkollave për të ndaluar infektimet e reja.
Është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo e cila tha sot se pjesa më e madhe e shkollave do të jenë online nga data 1 dhjetor.
‘Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit.
Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online.
Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë.’ tha Manastiruliu ndër të tjera.