Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë me orar/ Ja kur mund të lëvizni

0
Mali i Zi vendos hapjen e kufijve me Shqipërinë - Gazeta Mapo

Nga dita e sotme Mali i Zi ka vendosur orën policore në fashën orare 19:00 të pasdites deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Për shkak të orareve të reja, ka ndryshuar edhe lëvizja nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Njoftim i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër:

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi. 

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi. 

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Artikulli i mëparshëmKeni simptomat e COVID? Epidemiologu i njohur tregon çfarë dite duhet bërë tamponi për të dhënë rezultatin e saktë
Artikulli i radhësKoronavirusi/ Nis mbyllja e shkollave