Rusia vazhon të ngelet përpara Arabisë Saudite në garën për të qenë furnizuesi kryesor me naftë të papërpunuar i Kinës edhe gjatë muajit tetor, thonë të dhënat zyrtare kineze të raportuara nga Reuters.
Megjithatë, importet kineze nga Rusia dhe Arabia Saudite ranë krahasimisht me vitet e kaluara në tetor ndërsa importet e naftës së papërpunuara nga importuesi kryesor i naftës në botë u ngadalësuan ndjeshëm muajin e kaluar në krahasim me muajt e mëparshëm.
Importet e naftës bruto kineze në tetor ishin 10 milion bpd, me një rënie 12.2 përqind nga shtatori.
Dy furnizuesit kryesorë të Kinës në tetor dhe gjatë këtij viti, ishin dy udhëheqësit e paktit OPEC +, prodhuesi më i madh i OPEC-ut Arabia Saudite dhe udhëheqësi i grupit jo-OPEC në aleancë, Rusia.
Të dy vendet përsëri po garojnë për vendin e parë në mesin e furnizuesve të Kinës.
Në tetor, importet e naftës bruto kineze nga Rusia ishin mesatarisht 1.56 milion bpd, sipas të dhënave llogaritur në ton nga Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe kthyer në njësinë fuçi në ditë nga Reuters. Importet e Kinës nga Rusia ranë me 4.4 përqind muajin e kaluar krahasuar me tetorin 2019.
Importet e naftës kineze nga Arabia Saudite ranë me 29 përqind në tetor 2020, por sauditët ishin ende furnizuesi i dytë më i madh i naftës në Kinë, me 1.4 milion bpd.
Iraku, Angola dhe Brazili plotësuan pesë furnizuesit kryesorë të naftës në Kinë në tetor, sipas të dhënave doganore.
Në garën për furnizuesin më të madh të naftës në Kinë, Rusia aktualisht është në krye, por Arabia Saudite po bën çmos për të ecur përpara.
Të dhënat analitike të cituara nga Reuters javën e kaluar treguan se Rusia eksportoi një mesatare prej 1.7 milion bpd naftë bruto në Kinë gjatë 11 muajve të parë të vitit, me Arabinë Saudite vetëm pak prapa, me një normë mesatare eksporti midis 1.6 milion bpd dhe 1.7 milion bpd.
Bursa për datën 25 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 406.00 | – 1.75 |
DIESEL | 388.50 | + 0.00 |
©aktualitet.al