Tirana nuk fiton as në shtëpi, Dede 1 pikë në 2 ndeshje: Kastrioti godet në Korçë, Partizani ‘pushton’ Fierin

0

Tre ndeshjet e para të javës së katërt të Superiores kanë sjellë rezultate të rëndësishme, ku nuk kanë munguar surprizat. Tirana vuan mungesat edhe në ndeshjen e dytë të epokës Dede e kundër Bylis nuk shkon më shumë se një 0-0 që si shkuan gjërat mund ti rrijë ngushtë ballshiotëve. Në Fier Partizani bën padronin me tre gola ndaj Apolonisë, ndërsa Kastrioti tregon në Korcë se asgjë nuk është rastësi në javët e para.

Një pikë në dy ndeshje për Nevil Dede në pankinën e bardhebluve (edhe më keq se Egbo në të njëjtin numër ndeshjesh). Bardheblutë rikuperuan Hoxhallarin, por jo Torassan, Problemet e shumta me formacionin e kanë bërë skuadrën kryeqytetase në vështirësi për tu imponuar dhe Deden në siklet për ti dhënë një fytyrë të tijve. Kundër Bylis nuk pati fitues, por ishte një përballje që mund të kishte qenë edhe më dramatike për skuadrën e Nevil Dedes, teksa në minutat e fundit të ndeshjes, ballshiotët goditën shtyllën me anë të sulmuesit Laval. Bardheblutë nuk arritën të bindnin si me rezultat ashtu dhe me lojë, ndërsa mallkastriotët mund të kenë rezerva për dy episode të diskutueshme për 11 metërsh.

Partizani ka krijuar fizionominë që dëshiron Ilir Daja, pavarësisht limiteve që ka skuadra e të kuqve. Në Fier, kundër Apolonisë, kryeqytetasit kanë treguar soliditet difensiv dhe zgjidhje të shumta ofensive për të marrë një 3-0 kundër një skuadre që gjithësesi nuk mund të quhet test për Partizanin. Në “Loni Papuçiu”, pjesa e parë ishte plot ritëm, ku të dyja ekipet kishin disa raste për shënim dhe luajtën hapur për të marrë rezultat. Partizani u imponua tre minuta para fundit të pjesës së parëme Eneo Bitrin, që e bëri ndeshjen më pas të thjeshtë. Partizani shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Bardhin në minutën e 58’ dhe më pas me Idrizajn në minutën e 81’. Një fitore e rëndësishme për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët regjistrojnë fitoren e dytë në kampionat, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe në vendin e 3-të, ndërsa Apolonia qëndron e parafundit me vetëm 2 pikë.

Artikulli i mëparshëmAAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje
Artikulli i radhësBeyonce synon të futet në Librin e Rekordeve Guinness