Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.
Lajmi është bërë publik nga mediat argjentinase, që zbulojnë se Maradona ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare.
“Clarin”dhe “Ole” raportojnë se ish-kampioni i botës në vitin 1986 ka pësuar arrest kardian mëngjesin e sotëm në shtëpinë në Tigre. Në banesë e “Djalit të Artë” janë parë ambulanca.
Ikona e futbollit botëror po rehabilitoj pas një operacioni në tru.