Alketa Vejsiu ka postuar një shkrim motivues në Instagram, ose më saktë një mendim në formën e një shkrimi, ku tregon për të gjithë vajzat që e ndjekin cili është “sekreti i bukurisë”.
Ndër të tjera ajo thotë se të jesh e bukur shkon përtej buzëve të fryra, fotove të Instagram-it dhe botës fallco që media dixhitale servir. Për të bukuria shihet tek dija, aftësia krijuese apo cilësitë e mira që ka cilado prej vajzave.
Blogeri Olti Curri ka nxjerrë një lajm që është bërë pikërisht nga shkrimi i moderatores, i cili në titull ka frazën: “Alketa del kundër standarteve të bukurisë…”
Bashkangjitur me të Olti ironizon shkrimin:
“Ka shumë të drejtë. Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm që para se të të bëj anestezinë, lexon sms-në që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy-paste si Tuna.”