Greqia zgjat masat, izolimi do të mbetet deri në 7 dhjetor

0
Greqia zgjat masat, izolimi do të mbetet deri në 7 dhjetor

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Artikulli i mëparshëmNaftëmbajtësja greke bie në minë nënujore, raportohen dëme të mëdha
Artikulli i radhësInfektimi/ Mjeku Arjan Mezini tregon si po e mposht koronavirusin