“Më kishte pështyrë sa kishte dashur kur e intervistova, të nesërmen doli me Covid-19”, gazetari i njohur shqiptar rrëfen historinë që befasoi moderatorin

0
"Më kishte pështyrë sa kishte dashur kur e intervistova,

Gazetari Armir Shkurti tregoi një rast personal, ku tha se kishte zhvilluar një intervistë për një person i cili një ditë më pas kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që askush nuk bëri një hetim shëndetësor për rastin.

“Unë do të them një rast personal. 30 minuta intervistë ishim gojë më gojë e montova materialin dua t’ja çoj dhe më tha të shiko të nesërmen u bëra me Covid dhe unë që ngela. Ai më kishte pështyrë sa kishte dashur pasi kishte folur. Ajo pjesa e hetimit, që të bëhej pandemia duhet hetimi shëndetësor. Ti mund të kishe krejt shenjat e Covid-19, por nëse nuk ishte vertetuar një kontakt me një person me Covid nuk quheshe me Covid. Në moment që hyri rasti i Covid, nuk ka më hetim shëndetësor. Nëse unë nesër sëmurën detyra e epidemiologëve është të më pyesin ku ke qenë dhe unë do të them disa emra, në mënyrë që personat të ruhen.

Liria është gjëja më e shtrenjtë sepse shqiptarët e kanë provuar mungesën e saj, më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund.

Unë kur dal nga shtëpia nuk dal me frikë. Kujdesin e kam. Nuk po them që virusi nuk ekziston, që masa nuk duhen marrë, por insistoj tek pjesa për përdorimin e tij, jo vetëm në Shqipëri, për kufizimin absurd të lirive”, tha Shkurti për Fax News.

Artikulli i mëparshëmE thotë studimi: Ky është organi që ka imunitet nga Covid-19
Artikulli i radhësNëse nuk ju gjenden ilaçet, me çfarë ta ulni temperaturën në kushtet e shtëpisë, njihuni me metodat natyrale që janë shumë funksionale