Songbird, një film mbi koronavirusin profetizon që karantina të vazhdojë deri në vitin 2023.
Me regji të Michael Bay, “Songbird” vendoset në një Los Angeles të shkretuar, i cili kontrollohet nga forca ushtarake, teksa sëmundja ka mbërritur kulmin në mënyrë fatale. Në film, virusi ka pësuar mutacion dhe vaksina nuk ka dhënë asnjë efekt. Zgjatja e izolimit dhe mundësia për hapje vazhdon prej vitesh.
Nuk është një skenar optimist dhe për momentin “Songbird” mbetet thjesht një fantazi, me shpresën që të mos bëhet kurrë realitet. Në film, Covid-19 shdërrohet në Covid-23 dhe është shumë më i rrezikshëm. Personazhi i Nico-s, interpretuar nga KJ Apa, për fat të mirë është imun dhe përpiqet të sfidojë kufizimet dhe masat e shtrënguara, për të arritur të takojë gruan që do.
“Songbird” pritet të dalë në vitin 2021 dhe për herë të parë nuk dihet nëse njerëzit do të duan ta shohin një film të tillë. Regjisori Bay është mësuar me kritikat e ekspertëve, ndërkohë ka shijuar nga ana tjetër një sukses të jashtëzakonshëm në shikueshmëri./TCH