Naftëmbajtësja greke bie në minë nënujore, raportohen dëme të mëdha

0
Naftëmbajtësja greke bie në minë nënujore, raportohen dëme të mëdha

Një anije naftëmbajtëse që operohej nga një kompani greke u dëmtua rëndë nga shpërthimi i një mine, në një terminal të Arabisë Saudite në Detin e Kuq, shumë pranë kufirit me Jemenin.

Kompania britanike e sigurisë ujore, Ambrey njoftoi se incidenti me anijen e kompanisë greke në portin e Shuqaiq në Arabi Saudite u konfirmua dhe nga kompania tjetër e Mbretërisë së Bashkuara, UKMTO.

Dëmet nga shpërthimi në trupin e anijes janë shumë të mëdha, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Qeveria saudite nga ana e saj dhe kompania greke TMS që operonte anijen me flamur malteze, gjithashtu nuk kanë dhënë versionin e tyre për këtë incident.

Artikulli i mëparshëmJugosllavia apo EU-goslavia
Artikulli i radhësGreqia zgjat masat, izolimi do të mbetet deri në 7 dhjetor