Nxënësit të hënën e të martën mësim online, të mërkurë, te enjte e të premte, në klasë

0

Qeveria shqiptare me Edi Ramën në krye ka vendosur të tallet deri në fund me shqiptarët.

Sot ministrja e Taulant Ballës në krye të arsimit, Evis Kushi ka dalë dhe ka shpjeguar mësimin e kombinuar në klasë dhe online.

Kushi ka deklaruar se kjo skemë do të nisë në datën 1 dhjetor.

Por cila është skema e përgatitur nga Rama.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-tën dhe klasat e 12-ta, do të bëjnë mësim në shkollë.

Më pas nga klasa e 6-të e mësipër deri tek klasa e 11 skema do të ndryshojë.

Nxënësit e këtyre klasave do të bëjnë mësim online ditën e hënë dhe të martë.

Më pas nga e mërkura në të premte, do të bëhet mësim në shkollë.

Më shumë se një skemë e kombinuar, kjo duket një tallje me nxënësit dhe mësuesit dhe një shkatërrim në mësimdhënie.

Artikulli i mëparshëmInfektimi/ Mjeku Arjan Mezini tregon si po e mposht koronavirusin
Artikulli i radhësHistoria e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit