Doktor, Vasil Llajo shprehet se tani pandemia ka hyrë në një fazë të panjohur. Ai u bën apel njerëzve të jenë më të kujdesshëm në këtë kohë, për të mos përhapur më tej virusin e rëndë.
“Nuk është problem i lodhjes por jemi futur në një fazë që na shqetëson e panjohura. Ka zbritur shumë mosha e prekjes nga COVID-19. Po të vëmë re tani grafikët 50% e vdekjeve janë deri në 60 vjeç dhe këto shifrat na bëjnë që të humbasin optimizmin. Deri sa të vijë vaksina ne urojmë që gjithsecili nga ne të jetë lartë intubimit, këtij veprimi mjekësor që është makabër dhe të lë shumë pak shpresa për ditën e nesërme. Vazhdoni ruani masat dhe mbroni njëri-tjetrin. Gogoli nuk janë masat, qeveria apo policia por virusi, siç është në kudo”, thotë mjeku Llajo për Ora News.