Pavarësisht se nuk preferoi të japë një afat se kur do të vijë vaksina kundër Covid në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptohej se këtë vit nuk do të mund të nisë vaksinimi.
Ajo sqaroi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për askënd, ndërsa la të hapur mundësinë që prej saj mund të përfitojë edhe privati.
Pjesë nga intervista:
Sa doza mund të marrim?
Të parët që do targetohen janë grupet e riskut. Kemi strategji në raport me vaksinimin për popullatën, nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët e ISHP kanë vlerësuar që të fillohet me 20% dhe ushtrim i mirë është bërë dhe me vaksinën kundër kripit, kur janë marrë 368 mijë doza vaksine. Tek grupet e riskutuara të popullatës.
Vaksina do të jetë e detyrueshme apo mbi bazën e vullnetit?
Nuk do të jetë e detyrueshme.
A do të jetë edhe në privat?
Vaksina do jetë falas e garantuar nga shteti dhe do të vlerësohet në dinamikë më pas.