Çfarë duhet të bëjmë pasi kalojmë Covid-19? Mjeku shqiptar në Londër ka një këshillë për qytetarët

0
Çfarë duhet të bëjmë pasi kalojmë Covid-19?

Gjithë gjithë kohës është diskutuar se si duhet të ruhemi nga Covid-19, por shumë rrallë janë dhënë këshilla për ata që e kalojnë virusin dhe se si duhet të krijojnë edukatën imunitare.

Mjeku Adrian Fandi nga Londra ka theksuar se virusi pandemik lë pasoja edhe pasi e kalon.

Fandi ka treguar se personat me imunitet  të ulët dhe që kanë sëmundje sekondare apo kancerogjene, duhet të vazhdojnë kujdesin ndaj vetes edhe nëse e kanë kaluar Covid-19, pasi trupi i tyre është i ndjeshëm.

‘Të gjithë ata që kanë kaluar Covidi-n kanë dhimbje koke, kanë debulesë të madhe, mund të kenë takikardi, mund t’u zgjasë temperatura 37 gradë për një kohë të gjatë dhe kjo do kohë që të rimarrësh veten. Mund të humbasësh shijen dhe nuhatjen për një kohë të gjatë. Trajtimi me vitamina mund të ndihmojë, sepse të rrit imunitetin dhe fuqinë mbrojtëse të trupit. Duhet t’i japim kohë organizmit që të rimarrë veten.

Nga ana imunitare, varet nga problemet sekondare që ka një njeri. Nëse ka probleme kanceroze dhe po bën kimioterapi, normalisht që ka një imunitet shumë të ulët dhe duhet të ruhet njësoj sikur nuk e ka kaluar Covidin, edhe nëse ka mbijetuar prej tij. Njëkohësisht ka edhe njerëz që sëmuren shpesh, që kanë probleme shëndetësore, edhe pse mund ta kenë kaluar gjithnjë duhet të ruhen.”-tha Fandi.

Artikulli i mëparshëmImunologu Genc Sulçebe zbulon detajin e rëndësishëm për të gjithë, tregon se kush janë personat që nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën anti-Covid
Artikulli i radhësGjermania humbet shpresat, kancelarja Angela Merkel del me një tjetër njoftim dhe komunikon vendimin që nuk do donte