Prej kohësh në rrjetet sociale publikohen foto ku tregohet se si çdo punëtor në Tiranë ndiqet nga pas prej ekipeve të fotografëve dhe kameramanëve.
Por kjo foto e publikuar sot nga faqet online i thyen të gjitha pritshmëritë mbi propagandën.
Ajo tregon një punonjëse të bashkisë së Tiranës në lulishten përpara Galerisë Kombëtare.
Ata që e fotografojnë janë një ‘ushtri’. “35 vetë për të vënë një ‘lule’. 35 vetë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe për çfarë? Për propagandë komunistësh,” shkruan faqja Brryli Broadway.