Gjermania humbet shpresat, kancelarja Angela Merkel del me një tjetër njoftim dhe komunikon vendimin që nuk do donte

0
Gjermania humbet shpresat, kancelarja Angela Merkel del me një tjetër

S’ka asnjë lajm shprese për Gjermaninë, e cila edhe pas masave kufizuese, nuk ka njohur ulje të numrit të infektimeve. Ndodhur në këto kushte, autoritetet kanë vendosur që të zgjasin izolimin edhe përtej festave. Ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka konfirmuar se bllokimi i pjesshëm nuk do të hiqet më 20 dhjetor, dhe mund të zgjatet deri në fillim të janarit.

Janë futur disa kufizime shtesë, por do të ketë një amnisti të shkurtër gjatë Krishtlindjeve. Bareve dhe restoranteve do u kërkohet që të qëndrojnë të mbyllura gjatë periudhës së pushimeve.

“Ne kemi dy mesazhe për njerëzit. Së pari, faleminderit. Por së dyti, kufizimet aktuale nuk do të hiqen. Rastet e reja janë akoma shumë të larta, dhe vendet e kujdesit intensiv janë shumë të mbushur. Ne nuk mund t’i heqim kufizimet e rëna dakord për nëntorin”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Kufizimet shtesë përfshijnë mbajtjen e maskave në disa situata në shkolla dhe kufiri për grumbullimet ulet nga 10 persona në 5 persona. Udhëtimi për pushime, veçanërisht pushimet në dëborë, ndalohen deri të paktën më 10 janar.

Artikulli i mëparshëmÇfarë duhet të bëjmë pasi kalojmë Covid-19? Mjeku shqiptar në Londër ka një këshillë për qytetarët
Artikulli i radhësDonald Trump, presidenti më i kursyer se pararendësit e tij, në faljet presidenciale