Shtyhet të dielën takimi i OPEC-ut. Bursa për datën 27 Nëntor 2020

0

Takimi i OPEC + I caktuar për tu zhvilluar ditën e Shtunë u shty në momentin e fundit për të Dielën, sipas burimeve anonime të cituara nga Reuters.

Nuk është dhënë ende asnjë arsye për shtyrjen e takimit.

 Grupi kishte vendosur të mblidhej, përpara takimeve të plota të 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit, për të diskutuar në lidhje me planin për prodhimin e naftës duke filluar nga muaji janar.

Grupi pritet të arrijë një lloj marrëveshjeje për zbutjen e kuotave aktuale të prodhimit që vendet aderuese në OPEC + kanë për detyrë të përmbushin aktualisht. Shumica e analistëve presin që grupi do të zgjasë marrëveshjen aktuale në 2021, të paktën edhe për prej tre muaj, deri në mars.

Një pikë që ndez debat dhe nuk është shumë e qartë janë kuotat sipas shteteve – nëse do të vendoset që të gjitha vendet të kenë të njëjtat kuota prodhimi për tre muajt shtesë, apo nëse do të ketë kuota të ndryshme për vende të veçanta – ku disave do ti’u kërkohet të ulin më shumë prodhimin se vendet e tjera.

Një nga vendet që aktualisht ka nxitur debatin është Libia, e cila ka qenë e vendosur se nuk do të jetë pjesë e asnjë përpjekje për të frenuar prodhimin derisa ajo të arrijë një prodhim prej 1.75 milion fuçi naftë në ditë.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend tjetër që mund t’i shkaktojë dhimbje koke OPEC, pasi së fundmi kanë sinjalizuar se janë të pakënaqur me anëtarësimin dhe kuotën e tyre aktuale në OPEC.

 Përfaqësues nga Rusia dhe Arabia Saudite pritet që të jenë të pranishëm në takimin e së dielës.

Bursa për datën 27 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA409.25+ 3.25
DIESEL388.25+ 0.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmFamiljet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra, lajmërohet polarizim i shoqërisë
Artikulli i radhësVrasja në Shkodër/ Dalin detaje për viktimën, ja ç’thotë policia