Covid i merr një tjetër mjeku në Shqipëri

0

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Mësohet se sot ka humbur jetën mjeku Ferdinand Shkrepa.

Shkrepa ishte me profesion mjek okulist në qytetin e Elbasanit. Ai prej më shumë se një jave ishte i shtruar në Spitalin Infektiv, por nuk mundi të fitonte betejën ndaj virusit.

Numri i viktimave dhe i personave të infektuar vijon të rritet. Një ditë më parë humbën jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave me Covid në vendin tonë

Artikulli i mëparshëmLoja me dekorata/ Safet Gjici, personazhi grotesk i Rilindjes
Artikulli i radhës13 mijë e 543 raste aktive me Covid-19 në Kosovë