Dita e Pavarësisë, Putin uron Metën, Lavrov i shkruan Ramës

0

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ia ka dërguar një telegram urimi kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij Putin shprehet i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

“I nderuar zoti President,
Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin””, thuhet në mesazhin për Metën.

Edhe ministri i Jashtëm rus i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit Edi Ramës me rastin e Ditës së Flamurit.

Artikulli i mëparshëmEkonomia e këtij vendi arriti të rritet dhe gjatë pandemisë
Artikulli i radhësDita e Pavarësisë bën bashkë Ramën e Metën në Vlorë, por pa përshëndetje mes tyre