Ekzekutimi i Tresës në Ekuador/ Hoxha: Ja pse u godit në atë vend

0

Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pak ditë më parë në Ekuador. Tresa u eliminua në një rezidencë në të cilën banonte. Hoxha thotë se ai i godit në një vend shumë të sigurt dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale. Gazetari theksonte Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje.

“Adriatik Tresa është një 40-vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në ndërtim. Nuk ka ngarkesë kriminale në Shqipëri. Nuk është i përfshirë në vrasje. Nga njohjet që kam unë, nuk më rezulton i përfshirë. Është një trafikant kokaine. Njohjet dhe bazën e ka vendosur në Britani. Pasaportën e ka marrë në vitin 2011 dhe është larguar nga Shqipëria. Në Britani rezulton i dënuar, i është kapur një ngarkesë, në atë kohë kanë kërkuar të dhëna për vilën në Baldushk. Ky është momenti i parë që ky personazh është ekspozuar. U detyrua të lëvizë dhe iku në Ekuador”.

“Nuk ishte bos, por ka qenë një përfaqësues i grupeve kriminale. Është zhvendosur në Ekuador, ka krijuar lidhjet atje. Ishte edhe i martuar, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ishte i pozicionuar në Guajakil. Zona ku rrinë këta kanë dy lloj garancish, kanë garanci nga kartelet lokale dhe autoritetet lokale. Që të qëndrosh në një rezidencë duhet të kesh dy mbrojtje. Të hysh në atë zonë që ekzekutimi i tij të jetë bërë me aprovimin e kartelit ose sigurisë. Të gjithë shqiptarët që ndodhen aty më kanë thënë që ne paguajmë shtrenjtë që rrimë këtu. Kur ti goditesh në vendin më të sigurt, do të thotë që ka lëvizur një gjë e madhe. Adriatik Tresa dhe Ilir Hidri kanë qenë miq. Ai është ekzekutuar në maj dhe në Shqipëri trupi i tij ka ardhur me ndihmën e Adriatik Tresës. Ai nuk është përfshirë në vrasje”, tha ai.

Gazetari shtoi se në rezidencën ku jetonte Tresa ka edhe shumë shqiptarë të tjerë. Hoxha zbulon se Tresa ishte i integruar me biznese legale në Ekuador, ndërsa bashkëshorten e kishte shtatzënë.

“Sot në atë zonë ka shqiptarë nga Dibra, Fieri, Tirana. Çdo shqiptar që rri aty, rri sepse është zonë e sigurt. Tresa në Ekuador kishte biznese legale, farmaci dhe punishte të përpunimit të drurit. Ai ishte i integruar, kishte depo farmaceutike. Eliminimi i tij është bërë me urdhër të karteleve lokale. Diçka po ndodh, kjo do të thotë se po ndryshohen linjat atje. Ajo që i ka ndodhur Tresës është një ngjarje që ka të bëjë me kartelet e Ekuadorit”, tha Hoxha.

Artikulli i mëparshëmSi bllokohet COVID-19?/ OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet
Artikulli i radhësSerbia kthehet furishëm në tregun e Kosovës, fundos mallrat shqiptare dhe maqedonase