‘I forti’ i Shkodrës u vra brenda BMW-së, fisi i tij në konflikt me…

0
Vrasja e Ridvan Ramazanit, RENEA niset drejt Shkodrës, Policia: U qëllua me  armë në makinë - Gazeta Mapo

olicia ka zbardhur detaje në lidhje me ekzekutimin e Ridvan Ramazanit (Hyseni) gjatë mesditës së sotme në Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se 46-vjeçari është gjetur i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.

Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa paraprakisht policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli në rrugët e zonës për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.

Sipas raportimeve nga Report TV, mësohet se Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka pasur konflikte të vjetra me një tjetër të fortë të Shkodrës, Edmir Koçinë.

Artikulli i mëparshëmVrasja në Shkodër/ Dalin detaje për viktimën, ja ç’thotë policia
Artikulli i radhësVendimi ndaj Surroit, pasojë e histerisë që nisi Rama ndaj Bashës