Sa e rëndë do të ishte një karantinë tjetër?

0

Vendet shënuan nivele të larta rritje në tremujorin e tretë. PBB-ja e Amerikës u rrit me 7.4%, krahasuar me tremujorin e dytë (një normë vjetore prej 33%). Prodhimi në Eurozonë u rrit me 12.7%. Por ka pak arsye për të brohoritur. Bllokimet për të përmbajtur virusin, kanë të ngjarë të ndalin rimëkëmbjen ekonomike që në fillimet e saj. Frikëra të tilla i ulën çmimet e naftës në nivelin më të ulët që prej pesë muajsh, më 2 nëntor.

Duke përdorur të dhënat e lëvizshmërisë nga Google, The Economist ka ndërtuar një indeks të aktivitetit ekonomik në kohë reale. Ai tregon se rimëkëmbja e Amerikës është ndalur, pasi rastet e regjistruara të Covid-19 janë rritur sërish. Europa, me një numër më të lartë infeksionesh, po shkon më keq. Aktiviteti në Britani dhe Francë duket se ka arritur kulmin në shtator dhe performanca pritet të ulet, duke pasur parasysh se Britania, Franca dhe Gjermania nisën sërish masat izoluese të shkallëve të ndryshme javën e kaluar.

Është shumë shpejt për të matur ndikimin e plotë të këtyre bllokimeve të reja në indeksin tonë. Ato duhet të jenë më pak të dëmshme se masat në fillim të vitit: për shembull, kësaj radhe, do të qëndrojnë të hapura më shumë firma prodhimi dhe ndërtimi. Gjithsesi, përvoja e vendeve që tashmë janë mbyllur, tregon se masat do të jenë të dhimbshme.

Restorantet e Irlandës u mbyllën pasi u imponua karantina më 21 tetor. Uellsi u mbyll dy ditë më vonë; indeksi ynë tregon se aktiviteti në kryeqytetin Cardiff, ka rënë me 20%. Mbështetur në marrëdhëniet e kaluara, një rënie e ngjashme në vendet europiane, do të shkaktonte uljen e PBB-së me 5% në tremujorin e katërt/MONITOR

Artikulli i mëparshëmDita e Pavarësisë bën bashkë Ramën e Metën në Vlorë, por pa përshëndetje mes tyre
Artikulli i radhësKosova ngre flamurin kuq e zi para Presidencës dhe Kuvendit