SHBA uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

0

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, ka uruar Shqipërinë sot për Ditën e saj të Pavarësisë. Në deklaratën e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë thuhet:

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19. Sekretari i Shtetit Mike Pomepo”, përfundon deklarata.

Artikulli i mëparshëm“Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët!”, Presidenti Meta uron Ditën e Pavarësisë: 108 vite janë mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa
Artikulli i radhësFOTO/ Dua Lipa mesazh për 28 nëntorin: Urime Dita e Pavarësisë, krenare që jam shqiptare