“Gënjeshtra i shkon për shtat”, Jorida Tabaku: Ja si Rama po i bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve

0
Tabaku Shifrat (2)

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook shprehet se kryeministri Rama po shton babëzinë, korrupsionin dhe vjedhjet.

Sipas Tabakut, ndërkohë që papunësia është rritur në 12.5%, Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.https://www.youtube.com/embed/qOrsDjhaZNs

STATUSI I PLOTE
Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.

Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.

Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.

Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit.

Artikulli i mëparshëmPse po armatoset Serbia? Vuçiç falenderon Rusinë për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura
Artikulli i radhës“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, komunistët nderojnë me grusht dhe vendosin lule te Varrezat e Dëshmorëve