Luan Rama denoncon: Skandali i Bashkisë Vlorë, hiqet flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nga monumenti i Pavarësisë

0
Luan Rama1

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se Bashkia Vlorë ka bërë sot më 29 nëntor një skandal.

Luan Rama thekson se pikërisht në këtë ditë të shenjtë për Vlorën dhe mbarë shqiptarinë, Bashkia e Vlorës ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nga monumenti i Pavarësisë.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

Skandal i bashkisë së Vlorës:

HIQET FLAMURI KOMBËTAR NGA VARREZAT E DËSHMORËVE DHE MONUMENTI I PAVARËSISË!

Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!

Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!

Artikulli i mëparshëmAktori i njohur i Hollyvood bën paralajmërimin e frikshëm për Joe Biden: Trump është i vetmi që mund ta shpëtojë SHBA-në. Ja çfarë na pret në vijim
Artikulli i radhësShënohen 1 193 raste të reja në Greqi, 98 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit