Mike Tyson kthehet në ring në moshën 54-vjeçare, barazim mes legjendave kundër Jones Jr.

0
Roy Jones Jr Mike Tyson Getty 112920 Ftrjpg 117y5z5ha72d51k0v0ugpxsrxn

Është mbyllur në barazim ndeshja e shumëpritur e boksit që pa rikthimin në ring të legjendës Mike Tyson. Në moshën 54-vjeçare “Iron Mike” sfidoi në ndeshjen e ekzibicionit një tjetër emër të madh në historinë e boksit si 51-vjeçarin Roy Jones Jr.

Pavarësisht moshës së dy sportistëve të tërhequr prej kohësh, nuk munguan goditjet e klasit. Edhe Mike Tyson, që u ngjit në ring me doreza të zeza në nder të dy miqve të tij që u ndanë nga jeta gjatë lëtij viti Kobe Bryant dhe Diego Armando Maradona, rishfaqi disa prej karakteristikave që e bënin të pamposhtur gjatë rinisë së tij. Por në fund, gjyqtarët vendosën që sfida e zhvilluar në “Staples Center” të Los Angeles të mbyllej në barazim me pikë.

Artikulli i mëparshëmAurela Hoxha ndahet nga i dashuri në Spanjë dhe kthehet në Shqipëri, pas prishjes së planit për dasmë
Artikulli i radhësKosova vazhdon të raportojë shifra të larta/ 16 të vdekur nga COVID-19 dhe 626 raste të reja për 24 orë